Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar avazin e saj duke publikuar video të ndryshme ku sulmon ish-pushtetarë e politikanë nga radhët e partive opozitare.
Por për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe, partia në pushtet sulmoi vetëm LDK-në, raporton Paparaci.
Në video shihen shihen duke folur deputetët e LDK-së, Hykmete Bajrami, Driton Selmanaj, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, teksa kritikojnë Qeverinë Kurti lidhur me ngritjen e çmimeve në vend.
Në video-spotin përmendet që LDK-ja ka çuar në Gjykatën e Kushtetuese ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet bazë, duke kërkuar rrjedhimisht edhe anulimin e tij.
Sidoqoftë, sipas LVV-së, “Qeveria solli në Kuvend ligjin për masat e përkohëshme për produktet themelore dhe stabilizimin në treg, ajo u votua me vota me shumicë votash, por pa opozitën”.
Ata po e kritikojnë LDK-në se e ka bllokuar pikërisht këtë ligj duke e dërguar atë në Kushtetuese.
“Ata vazhdimisht deklarojnë se Qeveria e LV është kundër çdo mase që është në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve ndërkohë që votojnë kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformë në skemat sociale, nuk qëndrojnë as në sallë kur votohet për ligjin që cakton çmimet tavan të produkteve bazë, dhe të njëjtin ligj për ta bllokuar e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese”, thuhet në postimin e LVV-së.
“Nuk prezantojnë asnjë alternativë serioze dhe dy ide që i kanë si ajo për heqjen e akcizës dhe tërheqjen e 30% të trustit shkojnë në favor të milionerëve që i kanë dhe në dëm të qytetarëve”.
