Të fundit

Gexha njofton për gjendjen shëndetësore të plagosurit nga sulmi në Gllogjan

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka vizituar sonte Spitalin e Pejës, ku aktualisht po trajtohet i lënduari i tragjedisë së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, shkruan Paparaci.

Ajo ka njoftuar se i lënduari tashmë ka përfunduar operacionin dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

“U siguruam nga drejtori i spitalit dhe stafit shëndetësor që pacienti është duke marrë trajtimin e duhur. Është kryer operacioni dhe është nxjerrë gëzhoja dhe pacienti është në gjendje stabile”.

Goxha tha se sikurse secili qytetar i Kosovës edhe ajo ndjehet e tronditur nga “ky akt kriminal që u shuan tri jetë të qytetarëve”.

“Në emër të MSh ju shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, shokëve dhe mësimdhënëseve, si dhe i urojmë shërim të shpejtë edhe pacientit që është i shtrirë”.

Gexha tha se ka ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për çdo nevojë që ka Spitali i Pejës dhe pacientët.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci