Të fundit

Shpjegimi i Krasniqit: Nëse prishemi me ShBA-të, pason izolimi dhe degradimi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një analize të shkruar në Facebook, ka treguar dhe shtjelluar pasojat nëse Kosova i “prish” raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Paparaci.

Statusi i tij vjen pasi ndërkombëtarët, me theks të veçantë zyrtarët e lartë amerikanë, po kërkojnë dhe insistojnë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, për çka po kundërshtohet nga Qeveria Kurti.

Megjithatë, Krasniqi tha se nëse veç ndodh një krisje e raporteve Kosovë-ShBA, atëherë shprehet se pason izolimi dhe degradimi i vendit tonë.

“Nëse prishemi me SHBA-në, fjala vjen siç u prish Enver Hoxha në vitin 1946, atëherë pason izolimi, degradimi”, shkroi ai.

“Në atë rast lideri, cilido që të jetë ai, mund të fitojë edhe 99.9% të votave, siç fitonte Enver Hoxha me banditët e vet. Por ato fletëvotime mund të hyjnë në punë veç si letër toaleti”, përfundoi Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci