Skuadra e Chelseat ka arritur të thyej rekord në merkaton e janarit duke realizuar transferimin më të shtrenjtë në histori të Premier Ligës.
Blutë e Londrës ranë dakord me Benfican për transferimin e mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez. Transferimi i tij u kompletua pas shumës 121 milionë euro.
Fernandez nënshkroi kontratë me Chelsea deri në vitin 2031, më saktë për tetë vjet e gjysmë.
Gjatë gjithë janarit, Chelsea u përpoq të transferonte 22-vjeçarin, por Benfica nuk pranoi kurrë një ofertë nën klauzolën e blerjes, kështu që drejtuesit e klubit të Stamford Bridge përfunduan duke paguar 121 milionë euro, me kosto shtesë.
Nga transferimi i Fernandez ka përfituar edhe skuadra e River Plate, të cilët kanë marrë plotë 30 milionë euro nga marrëveshja e palëve.
Ky është edhe rekordi i Premiership-it anglez dhe ai i mëparshmi mbahej nga Jack Grealish, i cili u transferua nga Aston Villa te Manchester City për 117.5 milionë euro.
