Të fundit

Deklarata skandaloze e presidentit kroat për Kosovën, reagon Martin Berishaj

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka reaguar pasi presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, kritikoi shtetet perëndimore për, siç tha, përdorim të standardeve të dyfishta në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Sipas ambasadës kosovare në Zagreb që drejtohet nga Martin Berishaj, Kosova e ka Kroacinë dhe popullin kroat mik të dëshmuar.

“Komunikimet e rregullta që ka Ambasada jonë në Zagreb me Zyren e Presidentit kroat, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacise si dhe Parlamentin kroat, e në veçanti me deputeten shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj, Domagoj Hajduković, Ante Bačić etj. janë dëshmi se Kosova e ka Kroacinë dhe popullin kroat mik të dëshmuar”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Më 30 janar, Milanoviq se Rusia mund ta përdorë atë që ai e quajti “aneksim të Kosovës” nga komuniteti ndërkombëtar si një justifikim për të marrë pjesë të territorit të Ukrainës.

Por, ai sot e përmirësoi edhe deklaratën e tij të djeshme se “Kosova i është marrë Serbisë”.

“Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance në dukje serbo-ruse, në të cilën Serbia do të kuptojë se është një dashnore e mashtruar”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Serbia dhe çështja e Kosovës “e shqetësojnë Rusinë”.

Lidhur me deklaratën e tij të fundit se “Kosova i është marrë Serbisë”, Milanoviq e përmirësoi pak duke thënë se ky është fakt sepse Beogradi nuk është pajtuar me të. “Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë”, tha Milanoviq.

Presidenti kroat tha gjithashtu se Serbia “do të duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyre”, dhe politikanët e Kosovës, “miqtë e tij”, do të duhet t’ia japin Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili tha se është nënshkruar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci