Gazetari kosovar, Nebi Qena është emëruar menaxher i agjencisë së lajmeve “Associated Press” me seli në Uashington të ShBA-së.
Kështu njoftoi gruaja e tij, Garentina Kraja përmes një storie në rrjetin social ‘Instagram’.
“Nebi Qena është menaxheri i ri i detyrave kombëtare të fundjavës. Nebiu ka qenë producent senior për Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Gazën që nga viti 2015 dhe ka drejtuar dhe koordinuar mbulimin të një sërë historish të mëdha duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar”, thuhet në postim.
“Ai ka mbuluar konfliktin në Siri dhe Kosovë po ashtu, dhe njihet për qetësinë e tij nën presion në një profesion me stres të lartë. Nebi është një menaxher i mrekullueshëm i videove, veçanërisht në situatat e fundit të lajmeve, dhe ne jemi të ngazëllyer që ai t’i bashkohet operacionit të ShBA-së. Ai do të jetë i vendosur në Uashington, D.C”.
