Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka reaguar pas tragjedisë në Deçan, ku pas një sulmi me kallashnikov në drejtim të një autobusi, ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Kjo ministri në një postim në Twitter kanë shkruar se janë tronditur nga lajmi i këtij sulmi, raporton Paparaci.
“Të tronditur thellë nga sulmi vdekjeprurës në një autobus me nxënës në Kosovë. Mendimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave të pafajshme”, kanë shkruar ata në Twitter.
