Të fundit

“Vëllai e gjeti gjallë kur hypi në autobus”, flet xhaxhai i nxënësit që u vra në Gllogjan

Një tragjedi tronditi mbrëmë Deçanin, ku një autobus me nxënës u sulmua me kallashnikov në fshatin Gllogjan, duke lënë të vdekur tre persona, në mesin e të cilëve ishin dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Për rastin ka folur edhe Jakup Hamzaj, axha i Ledion Hamzaj, i cili mbeti i vdekur në sulmin e mbrëmshëm. Axha i të ndjerit ka thënë se djali i vëllaut të tij ishte gjallë gjatë kohës kur babai i tij shkoi në vendin e ngjarjes,

Sipas tij, i vdekur ishte vetëm shoferi. E për lajmin ai tha se e kanë marr vesh nga nxënësit që ishin në autobus e që i mbijetuan sulmit.

“Lajmin e kemi dëgjuar mbrëmë rreth orës 19:00. Më kanë thirre në telefon dhe më kanë thënë ka ndodhur diçka, kanë gjujtë dhe u plagos L. Më thirri gruaja e vëllait. Vëllain veç e lajmëruan në telefon dhe i thanë atë nxënësit hajde shpejtë se na kanë gjujtë, na kanë plagos dhe ka viktima. I pari njeri ka shku aty. Vëllai im, ka shkuar më pas fshati krejt dhe ai i pari ka hyrë në autobus”, ka thënë ai, për “News 24”.

Për vdekjen e nipit, ai tha se e morën vesh pasi shkuan në Spitalin e Pejës.

“Vëllai im ka shkuar fill për Pejë. I kanë çuar viktimat. Unë kam shkuar pas tij. Krejt fshati ka qenë aty. Krejt komuna ka qenë aty. Aty e kam lajmin që veç kanë ndërruar jetë dytë. Në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi. Kur e ka kapur vëllai ai veç kishte vdekur. Pastaj e ka kapur vajzën e këtij fshatarit dhe ia ka qitë në dorë Mustafës prej dritares dhe së fundi e ka kap djalin e vet. Ai thotë se djali ka pasur shenja jete, por për fat të keqka ndërruar jetë”, ka thënë më tutje ai

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci