Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ndezjen e qirinjve në nderim të viktimave të tragjedisë së Gllogjanit, e filluan me shokët e Ledionit e Gentës, shkruan Paparaci.
Tutje ai ka shtuar se qytetarë të shumtë të Deçanit u solidarizuan në aktivitetin e sotëm
“Ndezjen e qirinjëve në shenjë solidarizimi me familjet që pësuan mbrëm tragjikisht, e kemi filluar me shokët e Gentës dhe Ledianit,
Blendi Mustafaj
Andina Bajramaj
Adnan Zeqiraj dhe Ermelinda Osmonaj!
Këtij solidariteti ju bashkuan edhe shumë shokë e qytetarë të komunës së Deçanit!
Dhembje kaq të madhe uroj të mos kemi më!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një autobus me nxënës që po udhëtonte në relacionin Gjakovë-Gllogjan, u qëllua me kallashnikov, ku si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës./Paparaci.com
