Manchester City pret që Pep Guardiola të largohet përpara se klubi të dënohet për shkelje të rregullave financiare.
Në një njoftim të hënën, Premier League akuzoi Cityn për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare.
Akuzat kundër kampionëve në fuqi kanë të bëjnë me informacionin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet e shpërblimit të menaxherit dhe lojtarëve, rregulloret e UEFA-s, përfitimin dhe qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin me hetimet e Premier League.
Sipas “The Athletic” drejtuesit e Cityt presin që Guardiola të ketë lënë rolin e tij si trajner përpara se të gjendet ndonjë zgjidhje.
Në maj të vitit 2022, Guardiola u zotua: “Unë u thashë atyre: “Nëse më gënjeni, unë nuk jam këtu. Do të jem jashtë”, gjë që ka ngritur pikëpyetje nëse një vendim fajësie do t’i jepte fund kohës së katalanasit në krye.
Sipas raportit të The Athletic ka një pritshmëri në rritje që Guardiola nuk do të jetë ende në krye deri në kohën kur të vendosen sanksionet e mundshme kundër Cityt.
Guardiola thuhet se ishte një nga të parët që u tha për lajmet mes figurave të larta të Cityt përpara se të bëheshin publike të hënën.
Më vonë atë ditë, skuadra e ekipit të parë dhe anëtarët e tjerë të stafit thuhet se u adresuan në lidhje me akuzat.
Ai qëndroi në krah të klubit dhe zyrtarëve të tij në vitin 2020, kur fillimisht iu dha një pezullim dy-vjeçar nga Liga e Kampionëve për shkeljen e rregulloreve të FFP-së.
Guardiola ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në Etihad Stadium, duke fituar 11 trofe, duke përfshirë katër tituj të Premierligës gjatë gjashtë viteve.
City nuk pranoi të komentonte përtej deklaratës së tyre. Megjithatë, kuptohet se brenda klubit ekziston një pikëpamje se koha e akuzave nuk vjen si rastësi.
Nëse Man City shpallet fajtor, ata përballen me një sërë sanksionesh të mundshme, duke përfshirë një zbritje pikësh apo edhe një përjashtim nga liga.
