Të fundit

Shpallet aktgjykimi kundër sigurimit të “Albi Mall

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të dyshuarin E.N., sigurim në qendrën tregtare “Albi Mall”, kjo pasi ai grushtoi dhe shqelmoi një qytetar për mosmbajtje të maskës.

Për ngjarjen që ka ndodhur në maj të këtij viti, siç shkruan Sinjali, E.N. është dënuar me dy vite burgim.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Gent Beka.

Ky dënim i është shqiptuar pas disa seancave gjyqësore, ku janë administruar provat e siguruara gjatë hetimit dhe po ashtu ekspertiza mjeko-ligjore me të cilën janë konfirmuar lëndimet e rënda trupore të të dëmtuarit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci