LeBron James është bërë basketbollisti me më së shumti pikë në histori të NBA. “Mbreti” theu rekordin e vendosur nga legjenda, Kareem Abdul-Jabbar, 30 vjet më parë.
Para mijëra tifozëve, James u kurorëzua me çmimin e koshashënuesit më të mirë në NBA, mbrëmë në Staples Center.
Gjatë 20 sezoneve James arriti të shënoj në total 38,390 pikë, duke kaluar legjendën Kareem me 38,387 pikë.

Në moshën 38-vjeçare, James vazhdon të mbetet njëri prej basketbollistëve më në formë në ligën më të fortë të basketbollit.
