Të fundit

Dridhjet e tokës, Ahmeti: Qytetarët të ndjekin informatat zyrtare

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka deklaruar se sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, para pak minutave, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 në Rumani dhe lëkundjet janë ndierë edhe në Kosovë.

Për të shmangur informacionet e pavërteta, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka ftuar qytetarët të ndjekin informatat zyrtare Instituti Sizmologjik i Kosovës.

“Sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, para pak minutave, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 në Rumani dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë. Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, disa minuta më parë janë ndierë dridhje toke në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci