Të fundit

Lukaku e Barella mund të dënohen nga Interi

Klubi i Interit është duke shqyrtuar mundësinë për të gjobitur dy futbollistët e tyre, Romelu Lukaku dhe Nicolo Barella.

Dyshja pati një përplasje verbale në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes kundër Sampdorias. Barella kishte bërë presion te Lukaku teksa ky i fundit kishte shpërfyer në ofendime drejt tij.

Gjithçka çfarë ndodhi mes dyshes nuk kaloi pa u kapur nga kamerat televizive në stadium.

Tashmë për ta mbrojtur imazhin e klubit, Inter është duke shqyrtuar mundësinë për të gjobitur të dy futbollistët.

Në fillim të vitit, të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes nënshkruajnë një kod të brendshëm sjelljeje të përbashkët nga të gjithë, gjë që në mënyrë të pashmangshme mund të çojë në pasoja.

Sipas Corriere della Sera, Interi është duke u vlerësuar dhe vendimi do t’i komunikohet Barellas dhe Lukakut gjatë seancës së sotme stërvitore, për të gjobitur dy lojtarët.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci