Të fundit

Ylli i Arsenalit mungon në derbin e sotëm kundër Cityt

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey do të mungojë sonte në derbin kundër rivalit të titullit, Manchester Cityt si pasojë e një lëndimi.

29 vjeçari i cili është pjesë kyçe e formacionit titullar të Mikel Artetas, ka pësuar një lëndimi në muskul.

Ai u stërvit me shokët e tij dje, por tani si duket do të mungojë në përballjen e dy vendeve të para të tabelës së Premier Ligës.

Ndërkaq, Parteyn sonte pritet ta zëvendësojë transferimi i ri i “Topçinjëve”, Jorginho.

Partey ka startuar 18 nga 21 ndeshjet e Arsenalit në kampionatin anglez, duke formuar një partneritet tejet solid me Granit Xhakën dhe kapitenin, Martin Odegaard.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci