Të fundit

Ndërroi jetë dizajneri amerikan, Virgil Abloh

Virgil Abloh, themeluesi i “Off-White” dhe drejtori artistik i markës “Louis Vuitton”, ka vdekur në moshën 41-vjeçare, lajmi u bë i ditur nga profili i tij zyrtar në Instagram.

“Jemi të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Virgil Abloh, një baba, bashkëshort, bir, vëlla dhe mik jashtëzakonisht i përkushtuar. Ai ka lënë pas gruan e tij të dashur Shannon Abloh, fëmijët Lowe Abloh dhe Grey Abloh, motrën e tij Edwina Abloh, prindërit Nee dhe Eunice Abloh dhe shumë miq e kolegë të dashur”, është shkruar në faqen e tij zyrtare.

Për më shumë se dy vjet, Virgil luftoi një formë të rrallë e agresive të kancerit, ‘angiosarcoma’.

Ai u përball me betejën që nga viti 2019, duke iu nënshtruar trajtimeve të shumta sfiduese, e njëkohësisht duke drejtuar disa institucione të rëndësishme që përfshijnë modën, artin dhe kulturën.

Përmes gjithë kësaj, etika e tij e punës, kurioziteti i pafund dhe optimizmi nuk u lëkundën kurrë.

Abloh, u nxit nga përkushtimi ndaj zanatit dhe misionit të tij për të hapur dyert për të tjerët dhe për të krijuar shtigje për barazi më të madhe në art dhe dizajn.

“Gjithçka që bëj është për versionin tim të vjetër, 17-vjeçar”, qenë fjalët e tij, duke besuar thellë në fuqinë e artit për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

“Ne ju falënderojmë të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë privatësi teksa festojmë për jetën e Virgil”, shkruan në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @virgilabloh

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci