Të fundit

Alarm në zyrat e BBC-së

Një gjë jo fort e zakonshme ka ndodhur sot në BBC, kjo sepse programi i mëngjesit në radio është ndërprerë për 20 minuta.

Arsyeja e ndërprerjes së programit ishte rëna e alarmit që kërkonte zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës.

“Ju lutem dilni menjëherë nga ndërtesa, nga dalja më e afërt”, ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së.

Kur filloi të bënte alarmi ishte njëri nga prezantuesit qe informoi dëgjuesit me atë se çka po ndodhte.

“Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu,” tha ai.

Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë, shkruajnë mediat e huaja.

“Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një urgjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, u tha dëgjuesve Nick Robinson pas kthimit në transmetim, shkruajnë mediat e huaja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci