Të fundit

Kurti pret në takim deputetin boshnjak Shemsedin Mehmetoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, kanë takuar sot deputetin shtetëror të Bosnjë dhe Hercegovinës, njëherësh një nga themeluesit e partisë politike SDA, Shemsedin Mehmetoviq.

“Me z. Mehmetoviq u diskutua për zhvillimet në rajon, rreziqet prej të cilave kanoset Ballkani Perëndimor, sidomos pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë i cili tashmë po mbush një vit, dhe për rolin destruktiv të Beogradit zyrtar në rajon që buron nga mosdistancimi i tij nga Millosheviqi dhe Putini”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjerash, në komunikatë thuhet se kryeministri Kurti e ka njoftuar atë se së fundmi, më saktësisht në mbledhjen e 127-të Qeverisë, Kosova ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime, për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve dhe Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, në tërë Ballkanin Perëndimor.

“Këto marrëveshje do të mundësojnë që qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë lirshëm në drejtim të njëra-tjetrës pa pasur nevojë për viza, dhe vetëm me letërnjoftime. Ata diskutuan për përfitimet që këto marrëveshje do të sjellin për qytetarët e dy vendeve dhe për ndikimin pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Gjithashtu folën për nevojën për angazhim të mëtejmë në rrafshin e bashkëpunimit rajonal dhe për gjetjen e zgjidhjeve për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rajonin”, thuhet në fund.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci