Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e shkatërrimit të një tanku rus nga një ushtar ukrainas.
Pamjet tregojnë se ushtari ukrainas, i pozicionuar në një llogore, e shkatërron tankun rus me një raketë dore.
Ushtari është anëtar i Batalionit të 8-të që lufton në rajonin e Donetskut. Transportuesi i shkatërruar rus është i tipit BMP-1. Një anëtar i ekuipazhit të tankut mund të shihet duke zbritur nga automjeti pas shpërthimit.
Sipas gjurmëve në tokë që i kanë paraprirë shkatërrimit, duket se në të njëjtin vend është shkatërruar apo dëmtuar edhe një mjet tjetër paraprakisht.
An entrenched Ukrainian soldier from the 8th Mountain Assault Battalion destroys a Russian BMP-1 at close range with a side RPG shot. pic.twitter.com/ABrHoPbkX8
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) February 17, 2023
Sipas të dhënave nga platforma Oryx, i cili merret me regjistrimin e humbjeve ruse në teknologji, forcat ruse kanë humbur 2088 transportues që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
