Të fundit

Osmani dhe Steinmeier pajtohen për “momentumin e veçantë” pas propozimit të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtësore me Presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.

Kështu njoftoi Presidenca e Kosovës, teksa u tha se në këtë bisedë telefonike është biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Presidenti Steinmeier ka vlerësuar procesin e reformave në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur përkrahje për rrugën euro-atlantike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.

Po ashtu, u bë e ditur se presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë karshi integrimit të plotë të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, ndërkaq ka potencuar rëndësinë e ecjes përpara me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në kumtesë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci