Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar sonte se shpallja e pavarësisë së Kosovës është dashur të ndodhte në vitin 2007, por sipas tij, ajo u shtyre për disa muaj për shkak të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe PDK-së.
Ai shtoi se PDK-ja kërkoi zgjedhje atëkohë me çdo kusht se “kjo ndodhi për shkak se Thaçi dëshiroi të jetë kryeministër për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur”.
“Ka qenë më shumë të shpallet deklarata me qetësi para popullatës. Pse nuk ka ndodh më 2007 po 2008, ishte PDK-ja shkaktare. Kërkuan zgjedhjet me çdo kusht. Kishim edhe zgjedhjet lokale”, tha ai në T7, raporton Paparaci.
Sipas ish-kreut të Gjilanit, ko është bërë prapa shpinës së LDK-së dhe AAK-së.
