Të fundit

​Reali e shkel Liverpoolin në “Anfield Road”

Real Madridi ka dëshmuar edhe njëherë se është skuadër që i shkon për dore suksesi në Ligën e Kampionëve dhe kësaj radhe viktimë ishte Liverpooli në “Anfield Road”.

Në fakt, ishin anglezët ata që e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 14 minutave të para me anë të Nunez dhe Salah, por që pas golit të dytë filloi ferri për skuadrën e Jurgen Klopp.

Në fakt, skuadra e Carclo Ancelotti barazoi rezultatin brenda pjesës së parë me dy golat e brazilianit Vinicius Jr në minutat 21’ dhe 36’.

Por, pjesa e dytë nisi edhe më fuqishëm me Liverpoolin që u dorëzua para Realit derisa këta të fundit shënuan edhe tre gola të tjerë. Eder Miliato në minutën e 47’ dhe Benzema në minutat 55’ dhe 67’ shënuan gola tjerë për ta fundosur Liverpoolin me rezultatin përfundimtar 5-2.

Ky është një hap i madh për Reali që e pret në qetësi ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci