PDK-ja dje e dërgoi ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatë Kushtetuese.
Afrim Kasolli, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo parti ka shumë gjasa që të fitojë këtë betejë juridike.
Ai është shprehur se nëse e fitojnë, kjo mund të jetë në favor të qëllimeve politike të pushtetit.
“Dërgimi i këtij Ligji në këtë institucion po ndodh në një kontekst interesant politik, kur është intensifikuar më shumë se kurrë dialogu me Serbinë për nënshkrimin e marrëveshjes per normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, është shprehur Kasolli.
Mirëpo, ai është shprehur se nëse PDK-ja e fiton këtë betejë për këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese, opinioni do të fitojë përshtypjen se kjo parti pranon çdo gjë për Kosovën.
Ai ka thënë se kjo i ndihmon Albin Kurtit që këtë marrëveshje ta tejkalojë pa asnjë rezistencë të brendshme.
“Kurse ky paradoks i ndihmon Albin Kurtit që në njërën anë këtë marrëveshje ta tejkaloje pa ndonjë rezistencë të brendshme, kurse në anen tjetër ta përdor suspendimin eventual të këtij ligji si antikushtetues, si dëshmi për propagandën e tij se si është i hendikepuar nga mbetjet e regjimit të vjetër në luftën kundër korrupsionit dhe krimit”, ka thënë Kasolli.
