Të fundit

Aksidenti me 4 të vdekur, 2 persona tjerë të lënduar rëndë – dërgohen në QKUK

4 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur sonte rreth orës 19:15 në rrugën Ferizaj-Shtime.Sipas prokurorit Besnik Nuredini, i cili është në vendin e ngjarjes, në këtë aksident kanë mbetur edhe 2 persona të lënduar, të cilët janë në gjendje të rëndë.

“Në këtë aksident janë 4 persona të vdekur, të moshave të ndryshme. 4 viktimat janë në njërën veturë. Po ashtu, në veturën tjetër të përfshirë në aksident janë të lënduar rëndë dy persona, burrë e grua, të cilët janë nisur për në QKUK në Prishtinë“ – tha për KALLXO.com prokurori Besnik Nuredini.

Sipas prokurorit, katër viktimat janë në veturën “BMW”, e cila është me targa të rajonit të Ferizajt.

Ndërsa, të lënduarit janë në veturën “Mercedes” me targa të rajonit të Gjilanit.

Katër të vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci