Të fundit

AVONET dënon gjuhën denigruese të përdorur në Kuvendin e Kosovës nga përfaqësuesit e popullit.

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare, AVONET ka dënuar gjuhën denigrues të përdorur në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga deputetët.

Nga kjo organizatë kanë bëre të ditur se kanë përcjellur më vëmendje seancë e sotme dhe kanë shprehur shqetësim për përdorimin e gjuhës joparlamentare.

“Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë i vendit dhe njëherit duke qenë edhe organ legjislativ, duhet të shërbej si vend ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë e jo të shndërrohet në një vend të akuzave të ndërsjella”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të merren masa të menjëhershme ndaj deputetëve që përdorin gjuhë denigruese.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci