Të fundit

Hovenier: Një ndër kushtet e Serbisë për anëtarësim në BE është ta njohë Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë sonte se një ndër kushtet që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropiat, është që ta njohë Republikën e Kosovës.

Megjithatë, ai u shpreh se nuk e di përgjigjen se kur mund të ndodhë kjo.

“Pritjet e ShBA-së janë që në afat të gjatë kjo do të duhej të ndodhë. Që në afat të gjatë, ky proces do të jetë me njohje eventuale të ndërsjellë. Unë i besoj Serbisë kur thotë se dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Unë i besoj Bashkimit Evropian kur thotë se dëshirojnë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që një ndër kushtet do të jetë njohja e Kosovës”, u shpreh ai në Debat Plus.

Ai tha se “ne shpresojmë në atë proces dhe fuqishëm inkurajojmë që ai proces do ta mundësojë këtë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci