Skuadra e Manchester United ka shënuar fitore përball West Ham United në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të FA Cup.
United shënoi fitore me përmbysje me rezultat final, 3:1.
Mesfushori algjerian, Mohamed Said Benrahma shënoi golin e epërsisë për West Hamin në minutën e 54-të, por United arriti ta përmbyste rezultatin.
Pas një harkimi në zonë, mbrojtësi Nayef Aguerd shënoi një autogol, duke barazuar rezultatin në 1:1, në minutën e 77-të kurse rezultatin final u vendos në minutat shtesë.
Alejandro Garnacho shënoi për 2:1, ndërsa Fred vulosi rezultatin final të takimit në minutat shtesë.
