Të fundit

Themelohet një drejtori e re në Komunën e Prishtinës, emërohet shefi i saj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka bërë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Drejtori i parë i kësaj drejtorie do të jetë Lulzim Fushtica, bëri të ditur Rama në një konferencë për media të enjten.

“Ka përvojë 25 vjeçare në sektorin e sigurisë publike. Ka qenë drejtori i parë i Akademisë për Siguri Publike nga 2005-2010. Ka punuar për 10 vite për departamentin e drejtësisë në SHBA. Është një profesionit në aspektin e sigurisë dhe emergjencave”, tha Rama.

Në konferencë foli edhe drejtori ku u shpreh se në fokus do të jetë qytetari.

“Faleminderit për besimin e dhënë kryetar. Do të bashkëpunojmë ngushtë me policinë e agjencitë tjera të zbatimit të ligjit, por fokus do jetë qytetari. Sa më drejtë e sa më mirë do t’i adresojmë të gjitha çështjet”, tha Fushtica.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci