Të fundit

Berisha: Të rreshtohemi kundër bashkim-vllaznimit modern

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se me aferën korruptive në diplomaci del se negociuesit e Kosovës janë blerë.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të enjten mbrëma ku po diskutohet propozimi evropian, Berisha ka thënë se u bën apel partive opozitare, që të rreshtohen kundër siç ka thënë, bashkim-vllaznimit modern në Serbi, për ta kundërshtuar Asociacionin pa njohje.

“Tani më Qeveria nuk mbahet përgjegjëse për çfarëdo fatkeqësie që i vjen shtetit sepse përmes aferës korruptive në diplomaci po rezulton që negociuesit tanë janë blerë. Ndaj apeli im për veprim politik drejtohet te partitë opozitare, të cilat kanë në gjenonim e tyre patriotizmin kushtetues dhe atë shtetëror që të rreshtohen në luftë kundër bashkim-vllaznimit modern, me Serbinë, në refuzimin e planit franko-gjerman, në Asociacionin pa njohje, refuzimin e draft statutit për Zajednicën përmes së cilës tentohet të rrënohet karakteri unitar i shtetit, karakteri laik i tij, për ta bërë shtet të regjionalizuar dhe ortodoks siç nuk është as vetë Rusia në Kushtetutë, asociacioni i tillë siç është pranuar nga qeveria Kurti është Kushtetuta e rajonit të Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Hiseni.

Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta sjellë në Kuvend marrëveshjen e vitit 2015 në mënyrë që ta shfuqizojnë atë.

“Ky njeri ka me kthy Serbinë në Kosovë. Mjaft më me mashtrime”, ka shtuar Berisha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci