Të fundit

Seanca e vonshme e Kuvendit e propozuar nga Kurti vazhdon edhe pas orës 00:00

Kuvendi i Kosovës po vazhdon të mbajë seancën e nisur në ora 22:00 edhe pas orës 00:00.

Kjo ka ndodhur me propozim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili sot gjatë ditës tha se nuk do të mund të jetë prezent në seancë pas orës 16:00.

Partitë opozitare kanë pranuar ftesën e kryeministrit Kurti dhe janë bashkuar në seancën e vonë, krejt të pazakontë për Kuvendin e Kosovës.

Deputetët opozitarë kanë vërshuar me kritika ndaj kryeministrit Kurti, ndërsa ata të pozitës kanë mbrojtur dakordimin planin evropian.

Nuk dihet se deri kur do të zgjasë seanca e nisur vetëm dy orë para mesnatës. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci