Të fundit

Sabiani bisedon me Luizin për lidhjen e Keisit me Kristin

Luiz Ejlli dhe Sabiani biseduan mbrëmë për marrëdhënien e krijuar mes Keis Medinit dhe Krist Aliajt.

Sabiani tha se gabimi që kanë bërë banorët është që kanë thënë se Sabiani nuk e ka problem këtë marrëdhënie, pra që kanë folur në emër të tij.

Luizi tha se ai e ka thënë këtë gjë, duke marrë parasysh se është artist. Sabiani u shpreh se të qenurit artist, nuk do të thotë që nuk e “vuan” këtë pjesë.

Luizi i tha Sabianit se vajzat si Keisi, numërohen me gishtat e dorës në Shqipëri, duke nënkuptuar që janë shumë të rralla.

Ai shtoi se mentalieti të vret e të sakaton. Luizi i tha Sabianit se e pa që ai ishte shumë i prerë kur hyri në fillim. Sabiani tha që u “shkarkua” në momentin që Keisi nisi të qante.

Sipas Luizit, Kristi e nuhati menjëherë situatën dhe tha se ai dhe Keisi kishin bërë diçka gabim në shtëpi, prandaj Sabiani kishte atë reagim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci