Të fundit

Mblidhet këshilli i ministrave, bëhet hapi i radhës drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

Këshilli për Drejtësi dhe për Çështje të Brendshme i Këshillit të BE-së, sot pritet që të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik.

Kjo është bërë e ditur në agjendën e Këshillit, ku duhet se do të miratohet deklarata e arsyeve të Këshillit të BE-së për çështjen e vizave me Kosovën, arsye këto të aprovuara nga “Coreper” (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bashkimin Evropian).

“Rregullorja mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Miratimi i qëndrimit të Këshillit në lexim të parë dhe e deklaratës së arsyeve të Këshillit të miratuara nga Coreper, pjesa 2, më 1.3.2023”, thuhet në agjendë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci