Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles duelin e radhës do ta zhvillojnë ndaj ekipit serb, iNation.
Ndeshja mes Bad News Eagles dhe iNation do të zhvillohet të shtunën në kuadër të “Eastern European Masters Spring 2023”. Dueli do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.
Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire (Turqi) dhe VOYVODA (Bullgari), nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale.
Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore, ndërsa iNation janë në vendin e 37.
