Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka reaguar pasi Këshilli i Evropës me vendim unanim dha aprovimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo nëpërmjet një reagimi në Twitter ka thënë se e mirëpret vendimin e Këshillit të Evropës për liberalizimin e shumë merituar.
“Ne e mirëpresim vendimin unanim të Këshillit të Evropës për liberalizimin e shumë merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.
Më tutje, Osmani ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret pesë vite më parë dhe procesi është votuar.
“Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar megjithatë është një fitore për qytetarët dhe vendin më të ri të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve që na qëndruan pranë”, tha Osmani. /Paparaci.com/
