Të fundit

Haradinaj përmend një teori: “Kurtit ka me ia hongër kryet lakmia e madhe për pushtet”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti i ka kapur institucionet e shtetit, duke përmendur bordet dhe ndërmarrjet publike.

Në anën tjetër, Haradinaj shprehet se Kurtit “ka me ia hëngër lakmia për me kapë shtetin”, transmeton Paparaci.

“Ekziston një teori thonë: Zullumi këputet prej trashit. Këtij ka me ia hangër kryet kjo lakmia e madhe me kapë shtetin dhe me e kapë pushtetin. Sepse o ka e bon pa kritere, me keqpërdorime të jashtëzakonshme, pa bazë ligjore, o ka e bon me sjellje të ulëta”, tha ai në Tëvë1.

“Edhe kjo ka me i kushtu te shumë profesionistë, te shumë njerëz kredibil kanë me e pa që nuk qenka fare kriter ekspertiza apo diçka po vetëm a je lidhje e shkurtër, a je militant, a je një prej atyre që këta s’kanë dyshime në ty me bo dallavere me ty dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti është më i keq se i të gjitha qeverive më herët për shkak se nuk është fare korrupsion, është lidhje e shkurtër”, shtoi Haradinaj.

Ai pati kritika ndaj Qeverisë Kurti për punësimet nepotiste. Për këtë, ai tha se janë të njoftuar edhe ndërkombëtarët.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci