Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi.
FSHF-ja ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Kuqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka raportuar Sportekspres, transmeton Paparaci.
Kuqi është paditur për shkak të një deklarate në ATV, pasi ai kishte deklaruar se në fund të viteve 90-të FSHF-ja i kishte kërkuar para për ta pajisur me pasaportë shqiptare dhe për ta përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.
Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.
