Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media në orët e vona të së enjtes ku kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre pro Propozimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Në komunikatën e AAK-së thuhet se AAK ka qëndruar konsistente në mbështetje të këtij Propozimi dhe kanë insistuar se brenda saj ka njohjen “de fakto” të Kosovës.
“I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral. Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!”, thotë komunikata.
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Qëndrimi i Aleancës për propozimin evropian të mbështetur fuqishëm nga ShBA, për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për dallim prej të tjerëve, ka qenë konsistent e në mbështetje të plotë.
Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni!
I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral. Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!
Aleanca dhe gjithë forcat progresive në Kosovë, sot janë rreshtuar me ShBA dhe vendet e BE-së, në procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë!
Rrugës së çlirimit, të lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, i kemi kemi hyrë bashkërisht me partnerët tanë në krye me ShBA, dhe bashkërisht do ta përfundojmë!
AAK. /Paparaci.com/
