Të fundit

Vendet më të lumtura në botë, Kosova renditet në vendin e 34-të

Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë.

Kjo sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.

Ky website përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën.

Për të gjashtën vit radhazi Finlanda kryeson listën, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Lituania është i vetmi vend i ri që renditet në njëzet vendet e para, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh.

Ndërkohë, për sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet në vendin e 83.

Shumë para nesh janë vendet fqinje si Mali i zi, Greqia, por edhe Kosova e cila renditet në vendin e 34 shumë pranë Italisë dhe Spanjës.

Ndërsa Maqedonia e Veriut renditet poshtë nesh dhe është e pozicionuar në vendin e 87.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci