Të fundit

Thaçi ‘revoltohet’ me deklaratën e Kurtit: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet të qeverisë

Analisti, Jusuf Thaçi, ka deklaruar se duke filluar nga sonte, Qeveria Kurti nuk ka më legjitimitet të qeverisë me vendin.

Reagimi i Thaçit vjen pasi sonte kryeministri Albin Kurti, e pranoi në RTK se brenda planit evropian është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, konkretisht në nenin 10 të marrëveshjes, transmeton Paparaci.

Prandaj, Thaçi tha se Qeveria Kurti nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje edhe para zgjedhjeve rreth “Zajdenicës”.

Bile, ish-zv/ministri i Arsimit thekson se pushteti tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje.

“Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme. Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota”, shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci