Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin të premten në Komisionin Parlamentar për Buxhet.
Ministri i Financave është ftuar për raportim në komisionin parlamentar lidhur me çështjen e Fondit Pensional, i cili ka mbetur pa bord tash e disa muaj.
Deputeti Hoti e ka ballafaquar ministrin e Financave me çështjen e rrezikimit të mjeteve të Fondit Pensional të Kosovës, të investuara në tregjet ndërkombëtare dhe pamundësisë për t’i tërhequr mjetet e investuara si pasojë e mungesës së bordit në Trust.
“Të lutem mos ndërhyj. Kur të flas, t’u kisha lutë me u bë shumë serioz. As mos më ndërhyj as mos u zgërdhi kur flas. Ti e di që unë nuk të respektoj fare, por ti je ministër dhe duhet të më respektosh si deputet”, i ka thënë Hoti, Muratit.
“Ti i ki vetëm gjatë këtij muaji miliona euro të cilat rrijnë si cash në BQK dhe të cilat nuk janë investuar, sepse Fondi Pensional ka mbetur pa bord. Qysh mund të jesh kaq i papërgjegjshëm dhe të dalësh sot para qytetarëve”, ka thënë Hoti.
