Të fundit

Krasniqi: 25, 26 e 27 marsi i ’99-s ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë të dielën se 25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe.

Ai tregoi se 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati.

“Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën”, shkroi ai në Facebook.

“Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit. Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe”, shtoi Krasniqi.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci