Sot rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Policia e Shqipërisë njoftoi se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P.K., 60 vjeç.
Në njoftim u tha se viktima ishte punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.
“Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare, transmeton Paparaci.
“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”.
