Edhe të mërkurën po vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohet për krime lufte pranë Gjykatës Speciale në Hagë.
Avokati mbrojtës, Jean-Louis Gilissen ka bërë të ditur se Shala të martën është larguar nga seanca dhe të mërkurën po e ndjek virtualisht atë shkaku se ka marrë informacione që ato nuk janë mjaftueshëm publike dhe nuk po mund të ndiqen nga publiku, shkruan Paparaci.com.
Për këtë, ai ka pasur një debat me avokatin e viktimave lidhur me faktin nëse parimi duhet të jetë siguria dhe mbrojtjave e dëshmitarëve, apo që gjyqi të jetë publik.
Avokati ka shpjeguar se Shala ka qenë në gjendje të vështirë fizike për shkak të problemeve shëndetësore pasi ka kuptuar nga të afërmit e tij se nuk po mund t’i përcjellin seancat plotësisht pasi pjesa më e madhe e tyre nuk janë publike.
“Ishte shumë e vështirë të flisje me të, dhe dje humbëm, sikurse Shala nuk e dëgjoi seancën, por edhe gjyqësori e humbi z. Shalën, edhe ai duhet të jetë dhe dëshiron të jetë i pranishëm dhe ai më shpjegoi dhe jam shumë i ndjeshëm, dhe është delikate, më dha arsyen pse, ai e vlerëson që jemi të gjithë profesionistë dhe duhet ta mendojmë nga një pikëpamje më e gjerë, ai më tha që ai ndjeu ,për të mirë ose për të keq dhe ishte e vështirë për te që po dëgjonte gjëra që nuk po thuheshin në publik, ju garantoj që ai është në dijeni për respektimin e masave mbrojtëse, ndjesia e tij ishte e tillë sepse ai pati kontakt me ish-partneren në Belgjikë dhe disa miq, dhe këta i thanë se nuk e përcjellim dot seancën, s’e kuptojmë çfarë po ndodh, është seancë me copa dhe për publikun është e vështirë të kuptojnë çfarë po ndodh, ky është informacion shumë interesant, të gjithë ne këtu e dimë që duhet të respektojmë dhe mbrojmë dëshmitarët, është kusht për gjykim të drejtë, por z. Shala, i cili ka probleme me zemrën dhe ka pasur kriza kardiake, ishte vërtetë nervoz sepse pasi pati këtë kontakt me të njohurit, i krijoi njëfarë ndjesie të pakëndshme sepse e kuptoi se nuk po e ndiqte publiku, nuk ishte publike”, tha avokati mbrojtës.
Më tutje në parashtresën e tij, avokati mbrojtës ka thënë se është çështje e rëndësishme dhe parim i gjykatës që seancat të jenë publike.
“Ai shpjegoi shumë gjëra dhe Shala nuk është i paditur, ai ka plot dijeni, është i mençur dhe unë e kuptova ato që shpjegoi ai, ato që ndjeu ai, lidhur me seancën, nuk është çështja të kritikojmë këtu, nuk jemi këtu për këtë, por shkon përtej kësaj, sepse pasi pata bisedën me të, pas mbrëmjes, unë pata autorizim ta takoj në burg, sepse ishte jashtë orarit zyrtar të vizitave dhe unë ndoqa transkriptin dhe në fakt , besoj se z. Shala ka të drejtë, kemi një problem në këtë pikë, kur shohim se si ka shkuar, por e respektoj, dua ta theksoj, e respektoj vendimin, por është për të ardhur keq se e humbëm z. Shala, sepse ai dëshiron të jetë i pranishëm, ai nuk u tërhoq se kishte frikë nga dëshmitaret, apo sepse nuk i mbështeste ato, jo jo, nuk ndjehej fare mirë, dhe kur e takuam, ishte e vështirë të komunikonim me të sepse kishte probleme fizike dhe unë mendoj me gjithë respektin tuaj, më duhet t’iu them që ne duam ta keni parasysh këtë parashtrim, e di që në Belgjikë janë përpjekur disa persona ta ndjekin seancën, por nuk kanë arritur.”, tha avokati.
Prokurorja e rastit ndërkohë është shprehur se e kupton faktin për proceset publike, por se duhet të merret parasysh edhe konfidencialiteti dhe siguria e dëshmitarëve.
“Jo, unë kisha një aspekt tjetër, por mbase shkurtimisht mund të flas për këtë. Ne e kemi parasysh këtë për proceset publike dhe jemi përpjekur sa më shumë që dëshmitarët t’i marrim në pyetje në publik ne e kuptojmë se ka qenë gjithë kohen e mundur kjo dhe do të bëjmë të pamundurën të mos e përsërisim këtë.”, tha ajo.
Pas saj, fjalën e ka marrë mbrojtja e viktimave për çfarë është shprehur se gjyqi duhet t’i mbrojë dëshmitarët dhe se prioritet absolut duhet të ketë siguria dhe mbrojtja e viktimave.
“Sigurisht që Gjykata kërkon të gjejë ekuilibër mes interesave për një gjyq të drejtë dhe të mbrojë dëshmitarët, dhe kjo nuk do të jetë asnjëherë e mundur që jetë publike gjatë gjithë kohës, por prioriteti absolut është siguria dhe mbrojta e atyre që vijnë për të dhënë dëshmi këtu dhe nëse kjo kërkon seanca private, atëherë ashtu qoftë dhe më vjen keq, por ky është produkt i realitetit, realiteti i Kosovës dhe kjo është një temë që është përmendur shumë herë nga gjykatës të ndryshëm edhe nga dëshmitarë në këtë gjykatë, këtë duam të themi.”, tha mbrojtësi i viktimave. /Paparaci.com/
“Ishte vështirë të flisje me të”, avokati i Pjetër Shalës tregon për gjendjen e “Ujkut”
