Të fundit

Qemajl Aliu e merr detyrën e kryetarit në Shtime

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Shtimes, nga Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës që udhëhiqte me këtë komunë, te Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili fitoi në balotazhi më 14 nëntor.

Në këtë ceremoni, kryetari Ismajli, ia ka dorëzuar mandatin kryetarit Aliu dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Komunës së Shtimes, për katër vitet e ardhshme.

Me rastin e dorëzimit të mandatit, kryetari Ismajli e ka uruar kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka thënë se e dorëzon këtë detyrë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.

Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci