Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbështesë marshin e 2 prillit, Marshin për Drejtësi.
Në një komunikatë zyrtare, partia në pushtet thotë se lufta çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi.
LVV ka përmendur vetëm Rexhep Selimin në komunikatën e partisë, duke injoruar tre nga ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen atje.
“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës” thuhet në njoftimin e Lëvizjes.
Në anën tjetër, kreu i LVV-së, Albin Kurti dje në Rubikon ka thënë se nuk ka dëgjuar për këtë nismë.
