Të fundit

Kapen 53 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë mësohet se janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, ata u kapën pasi do të shkarkonin një sasi kokaine nga një kontejner që kishte ardhur nga Amerika e Jugut në Livorno. Bëhet fjalë për 53 kilogramë kokainë, e ndarë në disa pako.

Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, do të sillte fitime deri në 10 milionë Euro. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbulimin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.

Ndërkohë pas arrestimit, tre shqiptarët janë dërguar menjëherë në burg në Livorno. Sipas një video të publikuar nga Guardia Di Finanza e Livorno-s, është dashur ndërhyrja me mjete të posaçme në kontejner që të nxirrej lënda narkotike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci