Këngëtarja e cila e nisi karrierën si repere, Rina Balaj mbetet ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.
Rina së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë versionin e këngës së saj “Ilegal” e cila është vjedhur nga një këngëtare serbe.
Reagimi i këngëtares ka qenë plot ironi, pasi nuk i ka pëlqyer se si e ka kënduar artistja e huaj.
Ajo me ironi ka shkruajtur që edhe mund ta vendosin flamurin e Kosovës në klip e të thonë se është i tyre.
“Kto komshijt le te hedhin edhe flamurin e Kosoves n’videoklip edhe le t’thon qe është i tyre. Nuk po ma ndjen qe ma ka kopju kongen, vec po m’vjen merzi qe e ka interpretu kaq keq kete masterpiece që perndryshe ësht dissi jem i fundit“, ka shkruar ajo.
