Granit Xhaka është rikthyer përsëri në protagonist në rrjetin me të përdorur social kohëve të fundit, TikTok.
Në një video intervistë me komentatorin e njohur, Barrelo, Xhaka i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve të çuditshme.
Ajo që bëri përshtypje në këtë intervistë ishte pyetja që Barrelo bëri për mesfushorin e Arsenalit, duke i thënë: “Që të bëhesh futbollist duhet të kesh nënshkruar diku, apo jo, më duket se me Ilumanitin apo diçka e tillë, është e vërtet kjo?”.
Përgjigja e Xhakës i çuditi fansat, i cili tundi kokën në shenjë pohimi duke qeshur.
Më pas ata vazhduan intervistën, me mesfushorin që iu përgjigj pyetjes së Barrelos, teksa fansat e ndiqnin live.
