Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas fjalimit të ish-presidentit Thaçi gjatë seancës që po mbahet në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ka thënë se Thaçi e tregoi brenda pesë minutave historinë e një shekulli të Kosovës.
“Heroi i luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës që u kurorëzua me çlirim nga Serbia”, u shpreh ai.
Lladrovci u shpreh se është krenar me UÇK-në dhe me të gjithë ata që u rreshtuan krah frymës çlirimtare.
View this post on Instagram
