Të fundit

Ish-udhëheqësi i LPK-së për raportin e Dick Martyt: Hartues ishin shërbimet sekrete serbe

Bedri Islami, ish-udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ka thënë se raporti i ish-senatorit zviceran Dick Marty, ku flitet për ekzistencën e “Shtëpisë së Verdhë”, nuk është i hartuar prej tij.

Sipas Islamit, Marty ka qenë vetëm korrieri i këtij raporti, ndërsa hartuesit kanë qenë shërbimet sekrete serbe.

“Në të vërtetë raporti nuk është i Dick Marty-t, ai është korrieri. Raporti është shkruar nga zyra e prokurorit special serb për çështjet e luftës në Beograd. Ky raport i është dorëzuar nën stacionin  e  trenit në Zvicër nga ambasadori Serb dhe nga Prokurori i përgjithshëm serb për këtë çështje. Pra është një raporti që i është  dhënë Dick Martyt për ta përcjellë më tej”, tha ai për Euronews Albania, transmeton Paparaci.

“Pastaj dihet historia që ai kishte frikë eliminimin. pra ky raport ka qenë i shërbimit sekret serbë. Pasi ky raport u publikua ndodhi një tronditje në strukturat ndërkombëtar sepse është një akuzë e  përbindshme dhe u bë e domosdoshme që për të zbuluar të vërtetën të krijohej kjo gjykatë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci